Haxhiu flet pas akuzave për Abazin: I kërkova Prokurorisë Speciale të merret me këtë rast - NACIONALE

Haxhiu flet pas akuzave për Abazin: I kërkova Prokurorisë Speciale të merret me këtë rast

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas akuzave të deputetit të VV-së, Haki Abazi, ka folur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiut. Në një prononcim për media, zonja Haxhiu ka komentuar deklaratat e z. Abazit.

Ajo ka theksuar se ka kërkuar nga Prokuroria t’i hetojë pretendimet e Abazit.

“Menjëherë pasi e kam kuptuar për akuzat e tij nga mediet, kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që të merret me këtë rast, duke pasur parasysh se ky rast është në dorën e Prokurorisë Speciale, dhe është e rëndësishme që dëshmitari i rastit në këtë rast, të jetë deputeti Haki Abazi në këtë proces, pasi ky rast është i ndjeshëm.” – theksoi ajo, transmeton EO.

Ajo është pyetur edhe rreth video-incizimet të cilat i përmendi Abazi.

“Këtë pyetje duhet të ia bëni Deputetit Abazi. Mua më kanë thënë se kamerat fshihen pas një periudhe.” – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme