Abazi e fton Prokurorinë që ta intervistojë Albin Kurtin për video-incizimin e Astrit Deharit
Akuza të renda për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari ka drejtuar deputeti i LVV-së Haki Abazi.
Abazi duke folur për mostrat e gjakut të Deharit që muaj më parë u zhdukën nga Institutin i Mjekësisë Ligjore ka thënë se Prokuroria duhet ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti, ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu e disa anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes.
“Unë ju thash që ka monitorim 24-orësh në IML. Nuk besoj se kamerat mund të gënjejnë se cfaare ka ndodhur. Prokuroria duhet ta marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihailin, Nazlie Balajn dhe Albulena Haxhiun dhe Flutura Goga-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtë mbi supet e qytetarëve dhe këtij vendi që realisht kërkon drejtësi,”- ka thënë Abazi.