Haxhiu: Do të takohemi me Limajn, por s’ka asgjë konkrete - NACIONALE

Haxhiu: Do të takohemi me Limajn, por s’ka asgjë konkrete

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se do të kenë takime me Fatmir Limajn.

Megjithatë, tha se ende nuk ka asgjë konkrete.

“Nuk besoj që do të ketë ndryshim as sot, nuk është se opozita ka ndryshuar. Ne kemi tashmë një afat nga Gjykata Kushtetuese që është 26 korriku, shpresojmë deri atëherë të ketë reflektim. Do të ketë takime me Limajn, kryetari Kurti do të ketë takime, e kemi bërë të qartë që kemi vullnet që të vazhdojmë bashkëpunimi, por s’ka asgjë konkrete”, tha ajo.

Lajme të ngjashme