“Harron” se i quajti “hajvan”, tani Kurti i bie në “gjunjë” opozitës: Ju lutem, mos u betononi në pozitën e bllokuesit
Lideri i VV-së, Albin Kurti, pasi e ka propozuar për mandatar të dytë deputetin Glauk Konjurfa, e ka pasur edhe një mesazh për opozitën.
Ai u është lutur partive opozitare që të mos bllokohen.
Në adresimin e tij në Këshillin e Përgjohem të VV-së, Kurti ka thënë se kjo është një shacë për Kosovën.
“Ne si VV jemi gati sot, jemi gati edhe në dhjetor, jemi edhe më shumë gati në prill, por po e japim këtë mundësi si zgjidhej për këtë bllokim të kot të shkaktuar nga kokëfortësia e inati nga kalkulimet e gabuara, bllokim që po bëhet i dëmshme jo për VV-në, por për Republikën e Kosovës. Opozitareve ju themi, ju lutem mos u betononi në pozitën e bllokuesit, ja ku e keni shancin, mos e leni që t`i ik ky shans Kosovës sonë të përbashkët”, ka thënë ai.