Haradinaj: Pse u gjete i mbuluar me batanije në makinën e agjentëve serbë, përgjigju Albin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë akuza ndaj kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se ka partneritet me kriminelin, Milan Radoiçiq.
Haradinaj ka pyetur Kurtin pse është gjetur mbuluar me batanije në makinë me agjentë serb.
“Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Po të bjen maska Albin!
Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?
Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?
Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!