Haradinaj për hapjen e Urës së Ibrit: Veprimi duhet të koordinohet me aleatët, jo të jetë taktikë guerile e Qeverisë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se e ka mirëpritur vendimin për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim.
Haradinaj në një intervistë për Gazetën Nacionale ka thënë se kjo kërkon një plan serioz nga qeveria në koordinim me aleatët tonë.
“E mirëpresim si vendim, mirëpo besoj se krahas vendimit kërkohet një plan serioz për realizmin këtij vendimi. Pra, duhet të këtë një plan serioz të qeverisë, po ashtu të koordinuar mirë me aleatët tonë të sigurisë. Pra, është një ide e mirë dhe e mirëpresim.” – ka thënë ai.
Haradinaj tutje ka thënë se ura duhet të hapet dhe sipas tij është e pashmangshme që me pas komunikacion të lirë.
“Besoj që një ditë ura duhet me u hap. Është e pashmangshme që me komuniku dhe me pas komunikacion të lirë, qarkullim të lirë të automjeteve, të mallrave, të njerëzve. Por, zbatimi i këtij vendi don kujdes nga të gjithë. Në radhë të parë nga institucionet e Kosovës, institucionet e sigurisë duhet të bashkëpunojnë me aleatët tonë në këto veprime.” – ka thënë Hardinaj.
I pari i AAK-së tutje ka thënë se të gjitha veprimet në veri duhet të bëhen në bashkëpunim me aleatët tonë.
Sipas Haradinaj duhet të jetë një plan i përbashkët dhe mirë i analizuar me aleatët, dhe jo të veprohet me taktika guerile ndaras nga aleatët.
“Të gjitha veprimet në veri duhet të bëhen në bazë të një plani të përbashkët me institucionet e sigurisë së Kosovës dhe të aleateve tonë. Ju kujtohet gabimi i qeverisë tonë që mos me shku në bazë të propozimin amerikan për tabelat dhe që atëherë e kemi një përkeqësim të gjendje atje, sidomos të juridiksioni të Kosovës atje. Pastaj kjo rezultojë me dalje prej institucioneve, me barrikada e me tjera. Duhet me bë kujdes në veprime. Pra të gjitha veprime sado të mira nuk guxojnë me qenë veprime të izoluara, ose vendime të izoluara. Por duhet të jenë pjese e një plani të përbashkët mirë të analizuar. Duhet me i para edhe rreziqet, por gjithësi me aleatët. Jo me vepru me taktikë guerile ndaras nga aleat tonë të sigurisë.” – ka thënë Haradinaj për Nacionalen.
