Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Pa Guxo e Alternativën, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun - NACIONALE

Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Pa Guxo e Alternativën, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pas deklaratave të dhëna nga ky i fundit gjatë një interviste në Radiotelevizionin e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se po të mos ishin Guxo e Alternativa, as Vetëvendosje nuk do ta kalonte pragun.

“Besoj që kjo është ngjajshëm si Vetëvendosje e ka kalu pragun falë Listës Guxo e Alternativës, edhe kjo e jona ashtu është, pa ato as VV s’e kish kalu pragun” – u shpreh ai.

Haradinaj foli edhe për takimin e kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me Kurtin.

“E kemi thënë më herët, ai është kah e bën përpjekjen më të madhe të mundshme për të mbetur në pushtet” – tha ai.

Lajme të ngjashme