Haradinaj homazhe në Prekaz: Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari - NACIONALE

Haradinaj homazhe në Prekaz: Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se “historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari.

Shkrimi i tij në Facebook:

Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari. Ata dhanë gjithçka që ishte e tyre, për gjithçka çfarë kemi ne sot. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin.

Epopeja e UÇK-së, si ngjarja më kulmore e historisë sonë kombëtare është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë.

Përulemi përjetësisht para veprës së familjes Jashari dhe gjithë brezave që u flijuan për liri.

Lavdi!

Lajme të ngjashme