Hap tjetër për Kosovën, nesër aprovohet në Këshillin e Ministrave të BE-së liberalizimi i vizave - NACIONALE

Hap tjetër për Kosovën, nesër aprovohet në Këshillin e Ministrave të BE-së liberalizimi i vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë duket se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën po shkon drejt rrugës së duhur. Edhe një vendimi i mirë për kosovarët pritet të merret nesër në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Instituti EPIK, Demush Shasha, i cili e ka parë si lajm të shkëlqyer procesin e nesërm për liberalizimin e viziave për Kosovën.

Ai ka thënë se më këtë veprim kuptohet që vendet e BE-së janë pajtuar në nivel politik.

Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik.” – ka shkruar Shasha.

Nuk dihet nëse ky hap është bërë tash në kohën kur Kosova ka pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, Shasha në një intervistë për Nacionalen, kishte thënë se secili proces drejt BE-së lidhet direkt me përparimin në dialog.

Synimet tona për liberalizimin e vizave, anëtarësim në BE, NATO, Këshill të Evropës, etj, është drejtpërdrejt i lidhur me avancimin e dialogut. Është infantile të mendohet se Kosova mund avancoj këto procese pa bërë progres në dialog. Për të kuptuar këtë nuk duhet të ngremë hipoteza për të ardhmen, por vetëm të njohim të kaluarën: çdo haprim i deri sotëm i Kosovës në skenën ndërkombëtare ka qenë rezultat i avancimit të dialogut.” – kishtë thënë ai.

Ku jemi?

Çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët vazhdon të mbetet shqetësim i kahmotshë.

Kosovarët janë i vetmi vend në rajon që posdedojnë regjimin e vizave.

Në shumë raste ky proces nuk ka ecur përpara për shkak të elementeve politike gjatë viteve.

Aktualisht, Kosovës i është premtuar që viziat do t’i hiqen në janar të viti 2024 bashkë me funksionalizimi e sistemit ETIAS.

Mirëpo, këto ditë mediat raportuar se sistemi ETIAS është shtyrë për vitin 2024 dhe jo në nëntor 2023 siç ishte paraparë që të hyjë në fuqi, por pritet që kjo gjë nuk do të ndikojë.

Viti 2024

Më 30 nëntor, ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Për shkak të ndërlidhjes së heqjes së vizave me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, liberalizimi i vizave për Kosovën pritej që të hynte në fuqi më së largu më një janar të vitit 2024.

Ekziston një marrëveshje në nivel Këshilli që qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë për vizë pasi të jetë funksionalizuar Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), kjo pritet të jetë në nëntor të vitit 2023. Por meqenëse ne donim që qytetarët e Kosovës të kishin një garanci, ne kemi vendosur 1 janar 2024 si datën më të fundit për liberalizimin e vizave. Kjo është më tepër një masë sigurie në rast se ka ndonjë vonesë administrative me ETIAS.” – kishte thënë për Nacionalen përfaqësuesja e përhershme e Çekisë, Edita Hrda.

Në anë tjetër, tash në krye të presidencës së BE-së është Suedia.

Presidenca çeke, ka qenë mjaft e përkushtuar në çështjet që kishin të bënin me Kosovën teksa Suedia në një përgjigje për Nacionalen kishte thënë se janë vetëm edhe disa “formalitete”.

"Ekziston një marrëveshje politike mes Këshillit dhe PE. Formalitetet e pazgjidhura në lidhje me vendimin për ndryshimin e urdhëresës do të zhvillohen gjatë presidencës suedeze të BE-së dhe pritet të zhvillohen gjatë janarit dhe shkurtit." – kishin thënë nga Presidenca suedeze.

Lajme të ngjashme