Hamza shpalos ofertën zgjedhore: Do t’i rris pagat 50%, pensioni më i vogël 200 euro
“Pagat do të rriten 50%...nuk do të ketë pension më të ulët se 200 euro”.
Kjo është oferta zgjedhore e të nominuaruit për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, që u shpalua në Konventën Programore të PDK-së.
"Pensione më të ulëta se 200 euro nuk do të ketë", tha Hamza.
“Pagat do të rriten për 50% në sektorin publik. Pagat do të rriten për infermierë, mjekë, mësues, arsimtarë, profesorë, zjarëëfikës, uhtarë, për të gjithë ata që realizojnë paga nga buxheti. Përjashto pagat e larta politike të cilat do të rriten për 30%”, tha Hamza.
“Në qeverinë time nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro. Këtu hynë të gjithë pensione e moshës, familjeve me asistencë sociale e shumë kategori tjera...kategoritë e dala nga lufta”, tha Hamza.
“Paga deri në 400 euro nuk do të tatohet. Pagat prej 400-800 tatohen vetëm 8%. Paga mbi 800 tatohen me 10%”, shtoi ai.
Hamza bëri të ditur se pensionet e kategorive të dala nga lufte do t'u rriten për 50%; dhe se atyre nuk do t'u ndahen pensionet e moshës nga pensionet e dëshmorëve: përkatësisht, do të mund të marrin të dyaja.
"Për më tepër, nuk do t'ju kufizohet e drejta që ata të punojnë sektorin privat."
Lajmi në përditësim...