Haliti, VV-së: Mos bëni filma, pretimin për luftim të korrupsioni nuk i keni mbajtur - NACIONALE

Haliti, VV-së: Mos bëni filma, pretimin për luftim të korrupsioni nuk i keni mbajtur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk e ka mbajtur premtimin për luftimin e korrupsionit.

Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për raportin e DASh-it që flet për korrupsion serioz qeveritar, Haliti ka thënë se Qeveria ka bërë filma me këtë çështje.

Sipas tij, deri me tani asnjë zyrtar i lartë nuk është arrestuar për korrupsion.

Me premtimet e dhëna, veçanërisht nga ju që keni pushtet tash, se do ta luftoni korrupsionin, me rrënjë do ta shkulni dhe ata të korruptuarit do të përfundojnë mbrapa hekurave, duhet të them se nuk ka dalë ashtu. Nuk kam dëgjuar që është arrestuar dikush për korrupsion në nivel të lartë. I keni marr nëpër komuna edhe ndërmarrjet e pastrimit, disa i keni arrestuar dhe kam pa që edhe me njerëz të sëmurë keni bërë filma me kamera, masi i keni arrestuar i keni kthyer edhe një herë me i qit ne televizion. Pra, filma nuk dojmë me bo”, ka thënë Haliti.

Ai ka thënë se korrupsionin ekziston edhe në fushën e shëndetësisë.

Korrupsioni në qeveri, nëse nuk e dini i keni 270 komani që merren me tregti të iliqeve në ministrinë e shëndetësisë. Nuk e di a janë të gjitha të kontrollua, apo si i kanë marr licencat”, ka thënë Haliti.

Lajme të ngjashme