Halimi e LDK-së: Kjo është hera e dytë që Kurti na la pa ministër shëndetësie, të gjejë një video-montazher - NACIONALE

Halimi e LDK-së: Kjo është hera e dytë që Kurti na la pa ministër shëndetësie, të gjejë një video-montazher

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook duke denoncuar mungesën e ministrit të Shëndetësisë në Qeverinë Kurti.

Siç vëren znj. Halimi, kjo është e dyta herë që Kurti e ka lënë bosh pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

“Qeveria Kurti ishte pa ministër të Shëndetësisë edhe 45 ditë tjera në vjeshtën e vitit të kaluar. Pra, 90 ditë Qeveria Kurti s’ka pasur ministër për dikasterin më problematik dhe që prek direkt qytetarët e vendit. Kryeministri sorollatet poshtë-e-përpjetë nëpër Evropë, e këtë vit 191 mjekë kanë ikur nga Kosova, atdheu i tyre.” – shkruan znj. Halimi.

Kujtojmë se ish ministri Arben Vitia tashmë është drejtues i një klinike private, derisa njëkohshëm drejton edhe Qendrën e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Halimi ka përmendur edhe një varg mungesash në këtë dikaster, derisa përmend “700 milionë eurot e taksave tona që po flenë në arkën e shtetit”.

Ndërkohë, mungesën e ministrit e lidh edhe me videoklipet dhe udhëtimet e kryeministrit duke propozuar ironikisht që të emërohet një ministër i shëndetësisë që di të bëjë video-montazha.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme