Haki Abazi publikon një dokument, thotë se Qeveria i dha kontratë mbi 500 mijë euro kompanisë së Radojiçiq - NACIONALE

Haki Abazi publikon një dokument, thotë se Qeveria i dha kontratë mbi 500 mijë euro kompanisë së Radojiçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka publikuar një kontratë, për të cilën thotë se është nënshkruar në korrik të vitit 2021 me një kompani në pronë të Milan Radojiçiq.

Ai ka thënë se kompania “Rad” ka marrë 574 mijë euro dhe se kontrata është dhënë nga Qeveria e Kosovës.

Abazi, që dikur ka qenë deputet në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se kjo e vërteton bashëpunimin e Qeverisë me Radojiçiq.

“Kjo kontratë është bërë me datën 13 Korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojćicit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radojcic!” – ka shkruar Abazi.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj jave, Nacionale publikoi audio-inicizimin ku shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dëgjohej duke komunikuar me të akuzuarin se ka udhëhequr sulmin terrorist në Bajnskë.

Lajme të ngjashme