“Haki Abazi, ditari, vetëvrasje”: Çka thanë prindërit e Astrit Deharit (plus Tomë Gashi) te intervista me Ermal Pandurin? - NACIONALE

“Haki Abazi, ditari, vetëvrasje”: Çka thanë prindërit e Astrit Deharit (plus Tomë Gashi) te intervista me Ermal Pandurin?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avni Dehari e Xhemile Dehari janë rrëfyer sërish në lidhje me rastin e djalit të tyre, Astrit Deharit, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kishte vdekur sa ishte në burg. Në emisionin “Debat Plus”, prindërit e ish-aktivistit të VV-së kanë folur gjerë e gjatë në lidhje me rastin e djalit të tyre, përfshirë edhe mbi zhvillimet e fundit rreth zhdukjes së mostrave në IML dhe deklaratat e Haki Abazit, deputet i rebeluar i VV-së mbi rastin Dehari.

Të fillojmë nga kjo e fundit. Zonja Xhemile Dehari, që është nëna e Astritit, ka kërkuar nga Abazi dhe disa deputetë të tjerë të LDK-së e PDK-së, të mos e përdorin rastin e djalit të saj për qëllime politike.

“Haki Abazi, e përmendi Astritin për zhdukjen e mostrave, dhe tha i kam incizimet, janë vjedhur disa epruveta. Mendova që doli një njeri që po na tregon diçka të re. Nuk tha asgjë. E kish përdor rastin e Astritin për problemet e veta që i kish pas me VV-në. Problemet që i kanë, a me VV-në, jo ta përdorin rastin e Astritit.” – deklaroi ajo në RTV Dukagjin.

Tutje, zonja Dehari e përmendi edhe një deputete të LDK-së dhe një zyrtar të kësaj partie.

“Pastaj, reagimin e LDK-së, e morën rolin e Sylë Hoxhës së 2016. Po flas për Doarsa Kicën. Asaj vajze i kisha thënë se shumë herët ka nisë, por ajo ka shku në LDK. Sylë Hoxhën, pasi u pensionu e futën në listën e LDK-së. Ajo është juriste dhe i di mirë gjërat, por mos të luajë për rastin e Astritit, nuk i takon dhe nuk ia kem borxh ta bëjë atë.” - ka thënë ajo.

Zhdukja e mostrave…Ditari i Astritit…plus Dardan Molliqaj

Për çështjen e mostrave të zhdukura në IML, ka folur babai i Astritit, Avni Dehari, që është aktualisht deputet i VV-së. Zhdukjen e mostrave të Deharit, deputeti i VV-së e ka quajtur krim.

“Vjedhja është bërë në laborator, ky është rast i rëndë, është krim. Prokurori në vend që të marrë masa e të angazhohet më tepër, e dërgon si çdo herë nuk ndërmerr asgjë.” - ka thënë ai.

Autori i emisionit, Ermal Panduri, e pyeti familjen e Deharit edhe rreth ditarit të Astritit. Përkundër ndërhyrjeve të avokatit Tomë Gashi, zonja Dehari deklaroi se nuk e ka lexuar ditarin e djalit të saj, të cilit i është bërë edhe një ekspertizë.

“Më intereson ta di, nëse ka mbajtur ditar Astrit Dehari?” – ishte pyetja e moderatorit Ermal Panduri, i cili po shikonte ka familja e aktivistit të VV-së gjersa po e shtronte këtë pyetje.

E përgjigjën e ktheu, pa menduar fare, z. Tomë Gashi, avokati i familjes.

“Po, more, e kam unë” – tha Gashi.

E pas tij, menjëherë u përgjigj edhe zonja Xhemile Dehari, nëna e Astritit.

“Po Astriti, ka mbajtur ditar, ne s’e kemi pa, jo s’e kemi pa, Toma e ka, ka ekspertizë edhe për ditar siç thotë Toma.” – tha zonja Dehari.

Pas kësaj deklarate të shkurtër, ndërhyri sërish avokati Gashi.

“Është bërë ekspertizë edhe për ditar, nga ekspertë që merren me lëmi të psikologjisë, të psikiatrisë, ai ka mbajtur ditar, kopjen e ditarit e kam unë, origjinalin e ka Prokuroria, prokurori i rastit ku del në bazë të analizave që i janë bo, që do të thotë gjendja e tij shpirtërore krejtësisht normale, ku njeriu fol për fëmijën e vetë, ku njeriu flet që pritet lindja, ku njeriu përshkruan gjëra normale ditore të një djali të ri.” – tha Gashi.

“Ju zonja Xhemile, nuk e keni lexuar ditarin?” – ishte pyetja e radhës e Pandurit.

“Jo s’e kam pa ditarin…po nuk e di, as nuk me ka shkuar mendja me të tregu të drejtën me kërku më lexu ditarin, se Toma e ka.’’ – deklaroi tutje zonja Dehari.

Gjatë emisionit, në sy ra edhe një deklaratë e zonjës Dehari përkitazi me Dardan Molliqajn, që aktualisht është kryetar i PSD-së, e dikur ishte sekretar i VV-së. Xhemile Dehari deklaroi se Molliqaj i ka

“Dardani më ka thënë se Astrtiti ka bërë vetëvrasje, nuk e kam ditë që më ka thënë ai, pasi unë atë ditë nuk e kam mundur ta mbajë mend. Por, për me ma vërtetu që ai ka thënë se ka bërë vetëvrasje, nuk e di dy javë para se me dal prej Vetëvendosjes apo mbasi kanë dalë prej VV-së, ka ardhur me një grup shokësh, më ka pranuar se ka thënë ashtu, sepse kishte dëgjuar se ka bërë vetëvrasje.” - ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme