Atalanta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Fiorentinës, kalojnë në finale të Kupës së Italisë
Atalantës iu nevojitën dy gola në minutat shtesë dhe një realizim fantastik i Gianluca Scamaccas, për të thyer përfundimisht Fiorentinën me 10 lojtarë dhe për të siguruar finalen e Kupës së Italisë.
Fiorentina fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1:0 më 3 prill, me golin fantastik të Mandragoras.
Edhe pse Viola e filloi më mirë takimin e sotëm me disa tentime, Atalanta në daljen e parë të rrezikshme shënoi për 1:0 me anë të Koopmeiners në minutën e tetë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Nuk kishte si të shkonte më keq për Fiorentinën, se kur Milenkovic mori karton të kuq direkt në minutën e 53-të, për të lënë skuadrën e tij për minutat në vazhdim me një lojtar më pak.
Pavarësisht kartonit të kuq, ata arritën të barazonin rezultatin në 1:1 me Martinez në minutën e 68-të.
Por fantastiku Scamacca doli në skenë në minutën e 75-të me një gol të jashtëzakonshëm, për ta çuar Atalantën në epërsi 2:1 dhe për të barazuar rezultatin e përgjithshëm.
Atalanta is ahead 2-1 with Scamacca's goal!pic.twitter.com/sGAAcNVFCy
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 24, 2024
Vendasit shënuan dy gola në minutat shtesë, për të evituar vazhdimet.
Fillimisht ishte Lookman që shënoi për 3:1, ndërsa për rezultatin përfundimtar 4:1 shënoi Mario Pasalic.
Me rezultatin e përgjithshëm 4:2, Atalanta kalon në finale të Kupës së Italisë, aty ku do të takohet me Juventusin, pasi këta të fundit e mposhtën Lazion me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Finalja e madhe e Kupës së Italisë zhvillohet më 15 maj, me fillim nga ora 18:00.