Nëna e Astrit Deharit: Na ka ardhur fundi, le të zgjidhet rasti ose marr masa vetë - NACIONALE

Nëna e Astrit Deharit: Na ka ardhur fundi, le të zgjidhet rasti ose marr masa vetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rasti i Astrit Deharit, aktivistit të VV-së që vdiq në burg, është rikthyer në vëmendje. Djë në RTV “Dukagjini”, prindërit e Deharit, Avni e Xhemile Dehari, folën gjerë e gjatë në lidhje me rastin.

Në një moment, zonja Xhemilje, pra nëna e aktivistit të VV-së, deklaroi se e ka ardhur fundi. Sipas saj, nëse prokurori i çështjes nuk e zbardhë rastin, do të marrë masa vetë.

“Mua po më duket që si familje, mua personalisht si nanë e Astritit na ka ardhë fundi, ose le ta kryjnë, ose e kryj vetë. Nuk ka më rrugë tjetër, ose le ta kryej prokurori që e ka marrë përsipër, ose duhet me marrë masa vetë, s’ka rrugë tjetër. Ndryshe unë s’di çka me ju thanë tjetër këtyre” – tha zonja Xhemile Dehari.

Lajme të ngjashme