Nëna e Astrit Deharit pyetet për ditarin e djalit: S'e kam lexu, Toma e ka - NACIONALE

Nëna e Astrit Deharit pyetet për ditarin e djalit: S'e kam lexu, Toma e ka

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në emisionin “Debat Plus” mbrëmë janë rrëfyer edhe një herë familja e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së që vdiq në burg. Gjatë emisionit, moderatori Ermal Panduri e pyeti edhe rreth çështjes së ditarit të ish-aktivistit të VV-së.

Xhemile Dehari, nëna e Astritit, tha se nuk e ka lexuar ditarin, pasi atë e ka avokati Tomë Gashi.

“Më intereson ta di, nëse ka mbajtur ditar Astrit Dehari?” – ishte pyetja e moderatorit Ermal Panduri, i cili po shikonte ka familja e aktivistit të VV-së gjersa po e shtronte këtë pyetje.

E përgjigjën e ktheu, pa menduar fare, z. Tomë Gashi, avokati i familjes.

“Po, more, e kam unë” – tha Gashi.

E pas tij, menjëherë u përgjigj edhe zonja Xhemile Dehari, nëna e Astritit.

“Po Astriti, ka mbajtur ditar, ne s’e kemi pa, jo s’e kemi pa, Toma e ka, ka ekspertizë edhe për ditar siç thotë Toma.” – tha zonja Dehari.

Pas kësaj deklarate të shkurtër, ndërhyri sërish avokati Gashi.

“Është bërë ekspertizë edhe për ditar, nga ekspertë që merren me lëmi të psikologjisë, të psikiatrisë, ai ka mbajtur ditar, kopjen e ditarit e kam unë, origjinalin e ka Prokuroria, prokurori i rastit ku del në bazë të analizave që i janë bo, që do të thotë gjendja e tij shpirtërore krejtësisht normale, ku njeriu fol për fëmijën e vetë, ku njeriu flet që pritet lindja, ku njeriu përshkruan gjëra normale ditore të një djali të ri.” – tha Gashi.

“Ju zonja Xhemile, nuk e keni lexuar ditarin?” – ishte pyetja e radhës e Pandurit.

“Jo s’e kam pa ditarin…po nuk e di, as nuk me ka shkuar mendja me të tregu të drejtën me kërku më lexu ditarin, se Toma e ka.’’ – deklaroi tutje zonja Dehari.

Lajme të ngjashme