Manchester United me vështirësi fiton ndaj Sheffield United, Liverpooli mposhtet nga Evertoni - NACIONALE

Manchester United me vështirësi fiton ndaj Sheffield United, Liverpooli mposhtet nga Evertoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi ka shënuar fitore 4:2 ndaj vendit të fundit në Premierligë, Sheffield United, ndërsa në anën tjetër Liverpooli ka dëshpëruar duke pësuar humbje 2:0 nga Evertoni dhe mbetet prapa në garën për titull kampion.

Këto ishin përballje të mbetura nga java e 29-të.

Djajtë e Kuq fituan me shumë vështirësi në këtë takim, pasi në dy raste ishin në disavantazh.

Bogle shënoi për epërsinë e Sheffield në minutën e 35-të, por Harry Maguire barazoi në minutën e 42-të, për të shkuar në pushim me rezultat 1:1.

Brereton Diaz i çoi sërish mysafirët në epërsi në minutën e 50-të.

Kapiteni Bruno Fernandes shënoi nga penalltia për ta kthyer në lojë Manchester Unitedin, për rezultatin 2:2.

Fernandes shënoi edhe të dytin personal në minutën e 81-të për 3:2, ndërsa golin për rezultatin përfundimtar 4:2 e shënoi Rasmus Hojlund.

Manchester United me këtë fitore gjendet në vendin e gjashtë, shumë larg nga pozitat që çojnë në Ligë të Kampionëve.

Në anën tjetër, një pretendent për titull kampion ka pësuar humbje.

Liverpooli e humbi derbin e Merseyside ndaj Evertonit 2:0, duke mbetur shumë prapa në garën për titull.

Branthwaite shënoi në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 27-të për 1:0, ndërsa Calvert-Lewin dyfishoi në minutën e 50-të.

Deri në fund nuk pati ndryshim dhe ndeshja përfundoi 2:0 në të mirë të Evertonit.

Liverpooli mbetet tri pikë pas liderit Arsenal, ndërsa është një pikë para Manchester Cityt, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara, në anën tjetër Evertoni ende gjendet në rrezik, ndonëse nuk është në vendet që largohen nga Premierliga.

Lajme të ngjashme