Habitet Arben Vitia, lë të kuptohet se opozita ka marrë vendime të mira kur ishte në pushtet - NACIONALE

Habitet Arben Vitia, lë të kuptohet se opozita ka marrë vendime të mira kur ishte në pushtet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e sotme ka replikuar me deputetët e opozitës rreth situatës në sektorin e shëndetësisë.

Në një pikë të deklaratës së tij, ai ka kërkuar nga deputetët që “t’i gëzohen” vendimeve të mira të Qeverisë.

Megjithatë, ai u habit duke deklaruar se edhe vetë ata që janë në qeveri sot, “iu kanë gëzuar shumë vendimeve” të opozitës.

Këtu, ai përmirësoi deklaratën e tij, e cila shkaktoi të qeshura në Kuvend, duke thënë se “nuk ka pasë shumë të tilla”.

“Në momentin kur diçka pres nga ligjvënësit që ta shtyjnë përpara ose t’i gëzohen diçka qysh iu kemi gëzu edhe na si qeveri shumë vendimeve të mira, po mendoj disa se nuk ka pasë shumë dorën në zemër, disa vendimeve të mira që kanë qenë më herët, gëzohuni bre edhe unë.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, edhe më herët ministri Vita foli me zë mjaft të lartë. Çështja kishte të bënte me ligjin për çmimin e barnave.

“Pse nuk është bërë më herët Ligji për çmimin e barnave? Asnjë ligj gjatë gjithë qeverisë së PAN-it nuk është procedu. Me udhëzim administrativ nuk zgjidhet kjo çështje. Zgjidhet vetëm me ligj. Duhet t’i pysni për këtë çështje ministrat që i keni pasur.” – u shpreh ministri Vitia.

Lajme të ngjashme