Gërvalla e bën llugë: citon edhe në dëm të vetes një “sondazh të njohur amerikan” të kryer nga UBO - NACIONALE

Gërvalla e bën llugë: citon edhe në dëm të vetes një “sondazh të njohur amerikan” të kryer nga UBO

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

Tema ishte dallimi i saj në dukje para dhe pasi ta gjente veten në pushtet – ku iu konstatuan ndërhyrje estetike.

Donika Gërvalla pranoi sa “edhe për arsye estetike” ka pasur ndërhyrje në dhëmbë – me para “eksluzivisht” të veta të kursimeve.

Por, krahas kësaj apologjie të vetes – iu kthye “një sondazhi të njohur amerikan” që s’e përmendi as kush e ka bërë, as çka, e as kur; dhe ia përshkroi vetes rezultatet, e supozuara, nga ai.

Nga përmirësimi i dukjes në dhëmbë ajo kërceu te “përmirësim i imazhit ndërkombëtar të vendit”.

Nuk lanë ditë pa shkruar që e paskam dështuar politikën e jashtme të Kosovës, mirëpo edhe këtu u demantuan nga qytetarët, të cilët në sondazhin e njohur amerikan thanë se pas luftimit të korrupsionit, përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është arritja më e madhe e qeverisë sonë”, ka shkruar Gërvalla.

E vërteta, megithatë, është ndryshe – dhe atë qysh prej fillimi e në fund...

Prej “sondazhi i njohur amerikan” te “përmirësimi i imazhit” te përqindja e sondazhit dhe te mënyra e përgjigjes...krejt del të jetë llugë më vete për Gërvallën.

T’i hymë me rend.

Sondazhi – po – është amerikan, por ama i kryer në emër të tyre nga UBO Consulting – kompani kjo lokale, e njohur edhe si e afërme me Vetëvendosjen, dhe me histori huqjesh jo pak domethënëse.

Ky sondazh është kryer në emër të IRI-t nga UBO Consulting”, thuhet qysh në hyrje – dhe, kaq për “sondazhin e njohur amerikan”.

Tjetra: pëmirësimi i imazhit ndërkombëtar të vendit...

Vetëm 19 përqind të të anketuarve – 1 mijë e 200 respodentë – kanë thënë se arritja më e rëndësishme e qeverisë aktuale është “përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

19%’shin e respodentëve – pra – Gërvalla e jep thuajse si fakt të ngurtë ndërkombëtar të “sondazhit të njohur amerikan” kur mendimi i shprehur në sondazh është puro lokal dhe jo ndërkombëtar, e për më tepër të kryer edhe nga një kompani lokale.

Tjetra: përgjigjet janë “spontante”. Çfarë do të thotë kjo?

Përgjigjet spontane kryesisht shënojnë mendime të shprehura aty-për-aty pa reflektuar dhe u thelluar në përmbajtjen e përnjëmend të çështjes – si dhe vështirë të interpretueshme si pasojë e natyrës së tyre të pastrukturar dhe aksidentale.

Për më tepër: 19 përqind është po ashtu mendimi se kjo qeveri “Nuk ka bërë asgjë” – që shënon shifrën e njëjtë me atë të të “përmirësimit të imazhit” që paraqiti Gërvalla.

Për vetë Gërvallën, ky sondazh po ashtu s’ka shifra të mira për të paraqit. Afro 70% e respondentëve s’e kanë të pëlqyer.

7 përqinde pëlqejnë “shumë”, 24% e pëlqejnë “disi”, 22 për qind nuk e pëlqejnë “disi”, 36% kanë mospëlqim të lartë, 6 përqind s’kanë dëgjuar kurrë për të, dhe 6% kanë refuzuar të përgjigjen.

Më e pëlqyera në këtë sondazh kishte figuruar Vjosa Osmani, me shifrat më të larta pozitive – e në veçanti në politikën e jashtme, të cilin supozon ta ketë udhëhequr Donika Gërvalla.

Lajme të ngjashme