“Gruas sime ia morën celularin”: Pelegrinët tregojnë se si u vodhën nga terroristët në Manastirin e Banjskës
Detaje të reja po zbardhen nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Peligrinët të cilët u gjenden ditën e dielë në Manastirin e Banjskës kanë komentuar gjithë ngjarjen për gazetën opozitare serbe “Danas”.
Njëri nga ta tha se pas rrethimit të Manastirit, kishin frikë so mund të vritëshin gjatë shkëmbimeve të zjarrit.
“Njerëzit tanë u trembën. Ata ishin duke ngrënë pas lutjes, kur KFOR-i dhe forcat policore shqiptare rrethuan manastirin. Kishin frikë se mos përfundonin peng ose vdisnin në shkëmbim zjarri”, ka thënë pelegrini nga Novi Sadi, transmeton KOHA.net.
Tutje, peligrini tregon se si iu vodhën gjërat e ndryshme nga sulmuesit e armatosur.
“Gruas sime iu zhduk celulari, u zhdukën edhe disa sende të tjera të pelegrinëve, i grabitën ata persona të armatosur që normalisht nuk komunikonin fare me besimtarët tanë. Në një moment erdhi KFOR-i, por nuk e kuptoj pse ata [KFOR-i] e injoruan plotësisht grupin e armatosur që ishte ende aty me armë të gjata, por pasi i legjitimuan ata vetëm dolën jashtë”, ka rrëfyer ai.
