Gola i VV-së: Para se të pyesim se çka mund të bëjnë ndërkombëtarët për ne, të pyesim çka mund të bëjmë për vetën
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola mori fjalën të premten gjatë një tubimi të kësaj partie në Gjakovë.
Derisa po fliste përkrah kryeministrit Albin Kurti, ai mes tjerash i përmendi edhe ndërkombëtarët.
“Veriu dikur ishte i pakontrollueshëm, u bë i kontrollueshëm. 51 për qind dikur ishte Ip aarritshëm, VV e bëri të arritshëm. Na duhet një ëlvizje që then të gjitha barrierat dhe mitet politike.
Na duhet një Lëvizje e cila dhimbjen dhe vuajtjet e këtij populli, dhe idealet e dëshmroëve, i përkthen në veprim politik, që raportet me miqtë ndërkombëtarë nuk i ka demagogji e frazologji boshe, por i vendos në binarët e duhur të partneritetit politik e gjeostrategjik, mbi bazën e vlerave të drejtësisë, lirisë e demokracisë.
Rrjedhimisht ne, përpara se të pyesim se çfarë mund të bëjnë ndërkombëtarët për ne, duhet të pyesim se çka mund të bëjmë ne për vetën, dhe këtë mund ta bëjmë më së miri me VV-në” – tha ai, transmeton Nacionalen.