Gjyqi në Hagë dhe takimi në Bruksel - ngjarjet kryesore të javës - NACIONALE

Gjyqi në Hagë dhe takimi në Bruksel - ngjarjet kryesore të javës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fillimi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte kryetema e javës që po e lëmë pas. Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe debati në Kuvend, ishin ndër ngjarjet e tjera që veçojmë gjatë kësaj jave.

Gjyqi në Hagë

Para se të fillonte gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, fillimisht në Prishtinë u mbajt një marsh në të cilin u kërkua drejtësi.

Pjesëmarrja në marshin për Drejtësi ishte masive.

Një ditë pas kësaj, me 3 prill, në Hagë filloi gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ishte Dhoma e Prokurorit të Specializuar që mori fjalën fllimisht, e në të cilën fjalë u lexu aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Deklarimet e Prokurorisë u komentuan në Kosovë por edhe nga pala e mbrojtjet dhe nga vetë ish-udhëheqësit e UÇK-së një ditë pas.

Katër ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përsëritën se janë të pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës. Disa patën vërejtjet për vonesat në nisjen e gjykimit.

Hashim Thaçi: “E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”.

Kadri Veseli: “E kuptoj aktakuzën. Po gjithsesi e shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë, megjithatë ju falënderoj. Tërësisht i pafajshën

Rexhep Selimi:“Po e kuptoj. Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës

Jakup Krasniqi: “E kam të vështirë ta kuptoj akuzën. Nuk kam asnjë lidhje me pikat qëi lexoi Prokurorja para pak kohe. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”.

Pas kësaj, ata mbajtën edhe nga një fjalim në të cilën mohuan akuzat ndaj tyre.

Gjyqi ndaj tyre do të fillojë më 11 prill.

Me dhunë a pa dhunë

4 prilli bëri bashkë dy kryenegociatorët. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan në Bruksel nën ndërmjetësimin e emisarit special të BE-së për dialogun, Mirslav Lajçak.

Lajçak para se të fillonte takimet bërë të ditur se do diskutohet për zhvillimet aktuale urgjente dhe për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Ohër.

Pas bisedimeve palët u deklaruan dhe çëshja kryesore ishte se ata janë pajtuar për deklaratën për të pagjeturit.

Mirëpo, pala serbe se kanë hequr nga deklarata fjalën “dhunë”, pra duke mbetur vetëm të zhdukurit dhe jo të zhdukurit me dhunë.

Për këtë çështje foli edhe kryeministri, Albin Kurti që tha se aty përdoret termi “me dhunë”.

Edhe atëherë kur do të deklarohet, do të thuhet personat e pagjetur të zhdukur, që mungojnë, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë. Pra, “forcibly disappeared” (të zhdukur me forcë) është shprehja në anglisht e cila tashmë është dakorduar në Bruksel.” – u shpreh ai.

Por sipas Veljko Odalloviqi, kryetari i komisionit për të pagjeturit në Serbi, nuk është termi me dhunë.

Mirë që Kurti e sqaroi situatën sot, që draft-dokumenti nuk e përmban termin “zhdukje me dhunë” të cilën e ka përdorur Andin Hoti,” – u shpreh ai.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për themelimin e Asociacionit, ku zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se është një grup menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Bislimi, në këtë grup ishin katër qytetarë të komunitetit serb. Ai shqetësoi shumë kur tha se mes tyre ishte edhe një deputete nga Serbia.

Jon katër persona, jon serbë. Po s’i kom tash këtu emrat. Danijela Vujiçiqi osht kryesuese. Dy prej tyne jon prej vitit 2013, dy kanë pësu vazhdimisht ndryshime...” – u shpreh z. Bislimi.

Për të mos harruar se përveç këtyre ngjarjeve, pati edhe përplasje në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës të mbajtur të enjtën.

Gjithashtu duhet të theksojmë se Ligji për Paga që u kritikua e komentuar gjerë e gjatë, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit.

Lajme të ngjashme