Kurti: “Të zhdukur me dhunë” është shprehja që është dakorduar në Bruksel
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për ujdinë me Serbinë rreth deklaratës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës.
Ai ka thënë se në tekst është përfshirë termi “të zhdukur me dhunë/forcë”.
Para gazetarëve, ai ka thënë se çdo kur të flitet për këta perona gjithmonë bëhet fjale për të zhdukurit me dhunë.
“Edhe atëherë kur do të deklarohet, do të thuhet personat e pagjetur të zhdukur, që mungojnë, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë. Pra, forcibly disappeared (të zhdukur me dhunë/me forcë) është shprehja në anglisht e cila tashmë është dakorduar në Bruksel”, ka thënë Kurti.
Ai ka folur edhe për takimit e radhës me presidentin serb.
“Se pari, ne do të analizojmë se bashku me zëvendëskryeministri rezultatet nga takimi që është zhvilluar në Bruksel me 4 prill dhe mandej do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill, brenda të cilit do të këtë një takim të nivelit të lartë. Mirëpo, edhe një herë po e theksoj se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kudar të marrëveshjes një nene, i 10 që është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme. Por si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që është dakorduar në Ohër parashihet pikërisht çështja e pagjeturve nga lufta, përkatësisht e të zhdukurve me dhunë”, ka thënë Kurti.
Petkoviq pretendon diçka tjetër
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq siç raportuan mediat serbe, ka deklaruar sot se në tekstin e Deklaratës për Personat e Zhdukurështë hequr termi “zhdukje me forcë”.
Petkoviq ka pretenduar se një gjë e tillë ka ndodhur “falë përpjekjeve të Beogradit”.
Petkoviq citohet të ketë thënë se në vend të atij termi, është miratuar termi “i zhdukur me forcë”, që nuk është kategori juridike dhe nuk gjendet në konventa ndërkombëtare, por vetëm përshkruan rrethanat në të cilat ka ndodhur zhdukja.
“Përveç politizimit të dukshëm të kësaj teme tejet humane, është e kuptueshme edhe pakënaqësia e Prishtinës, e cila dështoi në planin e saj për të akuzuar Serbinë për të gjitha rastet e zhdukjeve në Kosovë dhe për t'ia atribuar Beogradit krimet e UÇK-së i cili ishte qëllimi i tyre që në fillim, të cilin e pamë dhe e penguam.” – ka thënë ai.