Gjykata Speciale e vazhdon sot gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-ës
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të vazhdojë sot. Deri më tani është intervistuar vetëm një dëshmitare dhe seanca po mbahen të mbylluara për publikun.
Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë sot gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjyqi ndaj tyre do të fillojë në ora 09:00.
Ndërkohë, javën e kaluara ka filluar edhe dëgjimi i dëshmitarëve. Për tri ditë është dëgjuara dëshmitarja e parë.
Këto seanca gjatë dhënies së dëshimisë nga dëshmitarët po mbahen të mbylluar për publikun.
Kjo gjë ka nxitur reagime të shumta nga shoqata të luftës e avokat të ndryshëm.
Ditë më parë Nacionale ka biseduar Avokati i njohur amerikan, Michael Karnavas, që dikur ishte edhe avokat në Tribunalin e Hagës.
Ai ka komentuar zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Karnavas që është edhe i akredituar nga Gjykata Speciale, ka thënë se mbyllja e seancave është një procedurë normale. Sipas tij, kjo bëhet shpesh në koordinim me avokatët dhe Prokurorinë.
Karnavas ka deklaruar se duhet të gjendet një balancë midis transparencës me publikun dhe sigurisë së dëshmitarëve.
“Sa i përket seancave të mbyllura gjatë marrjes së provave, kjo është normale. Është për mbrojtjen e dëshmitarëve. Rregulli i përgjithshëm është që procedurat të bëhen sa më publike, por ekziston gjithashtu nevoja për të balancuar transparencën me sigurinë e dëshmitarëve. Nuk është ekzagjerim që në çdo rast para çdo gjykate ndërkombëtare, dëshmitarët në një moment apo në një tjetër kanë shqetësime për sigurinë e tyre dhe të familjes së tyre”, tha Karnavas për Nacionalen.
Ndërkaq, ish-avokati i Ramush Haradinajt, Michael O’Reilly deklaroi se kjo mund të ngjallë mosbesim nëse seancat mbahen të mbyllura.
“Ajo që kam kuptuar unë është se fjalimet hapëse ishin të qarta dhe kompetente nga të dyja palët. Është shumë për të ardhur keq që fillimi i gjykimit është në seancë me dyer të mbyllura - por kjo është zgjedhja e prokurorit, duke thirrur së pari dëshmitarët e mbrojtur. Jam dakord që nuk ngjall besim. Personalisht, nuk jam i shqetësuar - thjesht ndodh që ne kemi shumë 'sesione të mbyllura' në fillim.” – ka thënë avokati O’Reilly.
Po ashtu edhe Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK) ka reaguar për seancat e mbyllura.
“Pak po ju duket që i fshehet fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private.” – ka shkruar Klinaku ditë më parë.
Ndërkohë, të dielën për Gjykatën Specilae ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se ka rrezik të rishkruhet historia.
“Kënaqësi që fola me Mattheë Campbellin për artikullin e sotëm në The Times. Ne diskutuam mirënjohjen e Kosovës për Mbretërinë e Bashkuar, rrezikun që Serbia të eksploatojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë, dhe mënyrën se si e sheh Rusia Ballkanin si front kundër Nato-s.” – ka shkruar në Tëitter Kurti.
Kujtojmë se Thaçi dhe të tjerët po mbahen që më shumë se dy vite në paraburgim.
Gjykimin ndaj tyre ka filluar më 3 prill 2023.




