“Rreziku nga rishkrimi i historisë”: Kurti shpërndan artikullin e The Times për ish-krerët e UÇK-së - NACIONALE

“Rreziku nga rishkrimi i historisë”: Kurti shpërndan artikullin e The Times për ish-krerët e UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për artikullin e publikuar nga ana e The Times për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së.

Titulli i artikullit në formën e gazetës së shtypur ishte: “Ata e çliruan Kosovën, ata e duan Perëndimin... tash po akuzohen për krime lufte”.

Në këtë artikull pjesëmarrës ishte edhe kryeminsitri Albin Kurti që foli me gazetarin Matthew Campbell.

“Kënaqësi që fola me Matthew Campbellin për artikullin e sotëm në The Times. Ne diskutuam mirënjohjen e Kosovës për Mbretërinë e Bashkuar, rrezikun që Serbia të eksploatojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë, dhe mënyrën se si e sheh Rusia Ballkanin si front kundër Nato-s.”ka shkruar në Twitter z. Kurti.

Për ta kuptuar se çka shkruhet në këtë artikull ju ftojmë të klikoni në artikullin e lidhur të mëposhtëm:

Lajme të ngjashme