Gjuajtje me armë mes dy grupeve në Gjakovë - policia jep detaje - NACIONALE

Gjuajtje me armë mes dy grupeve në Gjakovë - policia jep detaje

2 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy grupe në Gjakovës janë sulmuar me armë zjarri të dielën gjatë mesditës.

Nuk raportohet për të lënduar.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar.” – thotë Policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë.

Pas hetimeve, policia ka identifikuar një të dyshuar e i cili ndodhet në kërkim policor.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Gjakovë / 14.04.2024 – 20:19. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë. Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kerkim policor. Lidhur me rastin eshte njoftuar edhe prokurori I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve.

Lajme të ngjashme