Gjokoviqi i dërgoi mesazh urimi ish-oficerit grek që s'kishte pranuar më 1999 ta bombardonte Serbinë
Në përvjetorin e 24-të të bombardimeve të NATO-s, tenisti Novak Gjokoviq përsëri ka bërë një gjest të pahijshëm.
Ai ka dërguar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram duke e kujtuar aktin e ish-oficerit grek Marinos Ricoudis, e i cili kishte refuzuar që të merrte pjesë në bombarfimin e Serbisë.

Për një gjë të tillë Ricoudis ishte gjykuar para një gjykate ushtarake ku ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burg. Fatkeqësisht, ky dënim i ishte anuluar.
E pas këtij mesazhi ka reaguar edhe ish-oficeri serb Marinos Ricoudis.
“E vlerësoj shumë, falemnderit shumë,” – tha Ricoudis, duke shtuar se i ndjek rregullisht ndeshjet e Gjokoviqit.