Gjini: Së paku 75% e qytetarëve të Kosovës kanë me tregu që dojnë me u kthy në binarë - NACIONALE

Gjini: Së paku 75% e qytetarëve të Kosovës kanë me tregu që dojnë me u kthy në binarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës do të luajnë një rol vendimtar në kthimin e vendit në rrugën e duhur gjatë zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen në shkurt.

Ai u shpreh i bindur se opozita do të marrë një mbështetje të madhe, me shumicën e qytetarëve që do të votojnë për ndryshim dhe rikthim drejt integrimit perëndimor.

“Këto zgjedhje kanë me tregu a don Kosova me u kthy në binarë të Perëndimit, BE-së, NATO-s. Bindja ime sot është që të paktën 75% e popullit të Kosovës kanë me tregu që dojnë me u kthy në binarë, drejt Perëndimit, Europës e Amerikës”, tha Gjini në "Pressing".

Lajme të ngjashme