Gjini: Partitë opozitare e kanë parë marrëveshjen - NACIONALE

Gjini: Partitë opozitare e kanë parë marrëveshjen

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka folur sonte rreth planit franko-gjerman dhe marrëveshjes potenciale Kosovë - Serbi.

Sipas tij, një e tillë duhet të arrihet, ani pse momentalisht nuk do të jetë njohje.

Veç kësaj, Gjini pohoi se kjo marrëveshje garanton një situatë që të dyja vendet pranojnë rrugët e veçanta të zhvillimit.

Marrëveshja duhet me u pranu tash. Shumë prej nesh e kemi lexu marrrëveshjen, e kemi diskutu e shtjellu me partnerë dhe në këtë fazë të zhvillimit të Kosovës, një marrëveshje të tillë e garanton një situatë në të cilën Kosova dhe Serbia i pranojnë rrugët e veçanta të zhvillimit, që në rrethana të tjera kish me nënkuptu edhe njohje por në këtë situatë nuk shkruan njohje.

Edhe ne dëshirojmë me pasë njohjen ne qendër, mirëpo këto çështje më tepër duhet me i diskutu qeveria e më pas më tepër transparencë, për detajet që eventualisht nuk i dimë edhe pse shumicës prej tyre i dinë edhe partitë e tjera opozitare”, tha ai në Pressing.

Lajme të ngjashme