Feraj: Opozita aq sa po ja kërkon dorëheqjen Kurtit, aq po i thotë se nuk e heqim dot - NACIONALE

Feraj: Opozita aq sa po ja kërkon dorëheqjen Kurtit, aq po i thotë se nuk e heqim dot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj ka shkruar në profilin e tij në Facebook, në lidhje me kërkesat e opozitës për dorëheqjen e Kurtit nga posti i Kryeministrit.

Sipas Ferajt këto kërkesa për dorëheqjen e Kurtit nga opozita, vijnë pikërisht për shkak se ata nuk mund ta heqin dot atë.

Aq sa po njofton opozita ose po ia kërkon dorëheqjen Albinit, po aq po i thotë: sepse ne s'të heqim dot!”- ka shkruar Feraj.

Kujtojmë se kohëve të fundit është rritur presioni ndaj Kryeministrit Kurti, sa i përket një marrëveshje me Serbinë, e cila siç duket mund të ndodh para marsit të këtij viti.

Kurti në njërën anë po përballet me presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit, e në anën tjetër ekziston edhe një presion tjetër që vjen nga eksponent e partisë Vetëvendosje, të cilët janë të prerë, në kërkesën e tyre që të mos ketë Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Ndryshe, Kryeministri Kurti e ka pranuar në parim planin e ashtuquajtur franko-gjerman.

Lajme të ngjashme