Gjini: Kurti nuk e ka pasur për qëllim zgjedhjen e presidentit, ai dëshiron kriza të vazhdueshme - NACIONALE

Gjini: Kurti nuk e ka pasur për qëllim zgjedhjen e presidentit, ai dëshiron kriza të vazhdueshme

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka vlerësuar se Albin Kurti nuk e ka pasur për qëillin zgjedhjen e presidentit.

Në emisionin Debat Plus, ai ka bërë me dije se VV-ja ka për qëllim degradimin institucional.

Sipas tij, qëllimi të te parit të VV-së është krijimi i krizave të vazhdueshme.

“Zoti Kurti fare nuk e ka pasur për qëllim zgjedhjen e presidentit në këtë fazë. Më brengos që jemi duke rrëshqitur në një situatë që vetë ideja e asaj çfarë po bëjmë çka është politika çka janë njerëzit që i shërbejnë vendit është shkërmoq. Ka degradim total institucional, ka krizë permanente në Kosovë krizë e cila vazhdon nuk po flasim vetëm për vitin 2025, 2026 po flasim për kriza të vazhdueshme që janë prodhuar prej zotit Kurti”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme