Gjini: Ajo që ndodhi sot është grusht shtet i brendshëm, pse ia bën Kurti kështu një populli që e voton? - NACIONALE

Gjini: Ajo që ndodhi sot është grusht shtet i brendshëm, pse ia bën Kurti kështu një populli që e voton?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka mbajtur një konferencë për media pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Gjini para gazetarëve ka thënë se ajo që ndodhi sot është “grusht shtet i brendshëm”.

“Ndërsa sot, pa asnjë arsye logjike, pa asnjë arsye shtetformuese, pa asnjë arsye patriotike, prapë hyjmë në krizë institucionale. Unë duhet me thënë që nuk ka emër tjetër kjo situatë përpos se grusht shteti i brendshëm, grusht shteti i cili nuk realizohet prej falangave ushtarake, po prej njerëzve të cilët në mënyrën më brutale e shfrytëzojnë legjitimitetin e brishtë demokratik për me i uzurpu institucionet e shtetit”, u shpreh ai.

Tutje, Gjini ka shtruar edhe disa pyetje, mes tjerash duke thënë se “Pse ia bën Kurti kështu popullit të vet, atij populli që voton”.

“Ajo që nuk mundem me saktësi me e ditë është cili është qëllimi i këtij personi. Pse ia bën kështu vendit të vet? Pse ia bën kështu popullit të vet, atij populli që po e voton? Këtë nuk mundem me e pasë të qartë, mundemi me spekulu, po një ditë secili prej nesh kemi me e pasë të qartë pse dikush ia bën vendit të vet këtë që po e bën”, shtoi Gjini.

Lajme të ngjashme