E bukur: Qytetari e gjen kuletën me mbi 2 mijë euro, e dorëzon në polici
Një qytetarë në Prishtinë ka gjetur një portofol në të cilin ka pasur para në vlerë mbi 2 mijë euro dhe kartela bankare.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, ai e ka dorëzuar portofolin e gjetur në rrugë.
Policia ka bërë të ditur se menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe të njëjtit i janë dorëzuar paratë dhe dokumentet.
“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën "Tringë Ismajli", në Prishtinë, një qytetar V.Ramadani, ju ka dorzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.