Gjermania mëse e prerë: Pa e zgjidhur Asociacionin s’ka BE dhe NATO, kryejini detyrat tuaja - NACIONALE

Gjermania mëse e prerë: Pa e zgjidhur Asociacionin s’ka BE dhe NATO, kryejini detyrat tuaja

2 javë më parë

nga Xhezair Dashi

Tash për tash Gjermania s’i thotë as-po-as-jo miratimit të draft-Statutit të Asociacionit si kusht në periudhën e ndërmjetme pas 16 prillit dej në 16 maj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përkatësisht në votimin final në Komitetin e Ministrave të KiE-së.

Kështu na tha emisari gjerman i ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një bisedë me gazetarë këtë të enjte në Prishtinë.

Në pyetjen tejet-specifike të gazetës Nacionale duke u thirrur në pikën 39 të raportit të Dora Bakoyanis ku lexohet qartë çështja e hapave drejt Asociacionit – i.e dërgimit të Statutit të Asociacionit për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese – Sarrazin na tha se Gjermania s’ka marrë ende pozicion për këtë.

Gjermania ende s’e ka një qëndrim final për këtë”, tha ai, duke notuar me gjuhë të hollë në premisën ditë-e-më-të-trashë se QUINT-i veçse në prapaskena – siç thuhet çdo ditë e më shumë – ka nisur të kërkojë po këtë gjë.

Por, ama Sarrazin e dha për fakt të kryer se për Kosovën s’ka anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) – dy strukturat më të rëndësishme që aspiron vendi për të përmbushur trajektoren e saj të konsolidimit përfundimtar të shtetësisë dhe sigurisë – pa e zgjidhur çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Moszgjidhja e Asociacionit nuk do t’ju çojë në BE dhe NATO”, tha konkludueshëm Sarrazin në përgigje ndaj pyetjes së Nacionales.

(Min - 1:55)

Ju mund të mbështeteni te ne që Gjermania kurrë s’do të mbështesë asnjë model të Asociacionit që minon integritetin e Kosovës, që do të krijonte situata ku shteti s’do të mundte të kryente punë, që do të krijonte veto që do të ishin problematike në veçanti kur një ditë të jeni anëtare të BE-së; neve na duhen shtete që janë në gjendje për këtë, pra mund të mbështeteni te ne këtë”.

E pyetëm specifikisht emisarin gjerman për ankesat e vetë Zëvendës Kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se vetë Bashkimi Evropian “nuk i ka kryer detyrat” duke mos ia përfshirë Serbisë Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit në Kapitullin e 35 të bisedimeve të saj për anëtarësim në BE.

Përgjija e tij s’do shumë mend ishte deklasuese ndaj Bislimit, ndonëse tha se “e dua shumë”.

Është qëndrimi i krejt BE-së që kjo të përfshihet në Kapitullin 35, tash për tash s’e kam pikën e sakt të detajeve pse s’është bërë. E dua Besnik Bislimin shumë, është mik i mirë, por nuk i takon Kosovës që është ende vend i mundshëm kandidat për BE të komentojë mbi detyrat e shtëpisë së BE-së, se a i kanë bërë ose jo”.

Mendoj se është shumë e qartë që qëndrimi i shumë vendeve të BE-së në lidhje me pikëpamjen e tyre për Kosovën është e lidhur me ‘lajme të mira, lajme të këqija’ nga dialogu dhe të qënit burim i “lajmeve të mira” sigurisht se do të hap mundësi të mëdha dhe sigurisht se nuk është tranzaksionale”, tha ai.

Nëse ju dukeni ‘djali i mirë’ nganjëherë ju sjell herët apo vonë sukses që ju po e kërkoni qe sa-e-sa kohë; dhe ju nuk mund të jeni ‘djali i mirë’ thjesht duke e kërkuar këtë rezultat që ju e doni. Sigurisht duke mos humbur kohë për të rregulluar gjëra, për të kryer gjërat, që të shkohet rrugës për Evropë duke sjellur rezultate; e jo të vareni a pajtohet ose jo Serbia në të gjitha pikat; por të bëni detyrat e juja të shtëpisë”, tha mes tjerash emisari gjerman.

Lajme të ngjashme