Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë, afër tij zbulohen një revole dhe një fishek
Një burrë në Pejë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Siç thuhet në komunikatën e policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndonëse ka treguar se në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja të dhunës.
Tutje, thuhet se në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishek. Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.
“HETIM I VDEKJES/Rr. Brigada Pejë, 20.03.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raport.
