Një 36 vjeçar gjendet pa shenja jete - NACIONALE

Një 36 vjeçar gjendet pa shenja jete

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 36 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, pranë rrugës “Sokol Dobruna në Prishtinë.

Rastin në fjalë, për Gazetën Express, e ka pohuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 36 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, deklaroi Ahmeti.

Lajme të ngjashme