Gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë, është raportuar për gjashtë raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Graqanicë, Lipjan, Gllogoc dhe Prizren.

Në Fushë Kosovë një burrë është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje duke i shkaktuar asaj lëndime. Siç theksohet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 02.02.2023 – 02:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në Graqanicë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, pas një mosmarrëveshje që kishte. Pas intervistimit, thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Graqanicë 02.02.2023 – 09:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe intervistuar i dyshuari i lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Edhe në Lipjan është arrestuar një burrë pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një femre. I njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 02.02.2023 – 17:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

Në Gllogoc është arrestuar gjithashtu një burrë pasi dyshohet se kishte kanosur një grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 02.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në Prizren janë arrestuar dy burra pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një grua. Thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Prizren 02.02.2023 – 00:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, theksohet në raport.

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur përsëri në Prizren. Një grua ka raportuar se vazhdimisht ka dhunë psiqike nga vjehrrit e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Prizren 01.02.2023 – 14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga vjehrrit e saj. Në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit kosovarë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport.

Lajme të ngjashme