E tmerrshme, për 24 orë tetë raste të dhunës në familje në Kosovë - NACIONALE

E tmerrshme, për 24 orë tetë raste të dhunës në familje në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.

Në Podujevë është një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur nga bashkëshortja dhe djali i tij.

Podujevë 20.01.2023-17:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është kanosur nga bashkëshortja dhe djali i tij, femër dhe mashkull kosovar-e. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në Prishtinë, një burrë gjendet në arrati pasi dyshohet se ka sulmuar një grua që bashkjetonte me të. Policia njofton se viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

Prishtinë 18.01.2023-20:30. Me 20.01.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin është duke bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, shkruan raporti.

Edhe në Ferizaj është arrestuar një person pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 20.01.2023-21:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë në familje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Në Prizren është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshortën e tij. Viktima ka thënë se rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin.

Prizren 20.01.2023-21:02. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, specifikon raporti.

Në Pejë është arrestuar e më pas është liruar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur një grua në të cilën bashkëjetonte më të.

Pejë 13.01.2023 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e PK-së.

Pejë 20.01.2023-22:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Një tjetër rast i dhunës në familje është prapë në Pejë, ku thuhet se është arrestuar një vajzë pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht nënën e saj. Policia njofton se me vendim të prokurorit është arrestuar ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore me propozim nga mjeku për sëmundje mentale është dërguar në repartin psikiatrik dhe gjendet nën përkujdesjen e policisë.

Pejë 20.01.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare. E dyshuara me vendim të prokurorit është arrestuar ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore me propozim nga mjeku për sëmundje mentale është dërguar në repartin psikiatrik dhe gjendet nën përkujdesjen e policisë”, identifikon raporti.

Në Vushtrri raportohet se është arrestuar një person pasi nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar bashkëshortën e tij.

Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretmanë mjekësor në Emergjencë në Vushtrri, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vushtrri 20.01.2023 – 01:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretmanë mjekësor në Emergjencë në Vushtrri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme