Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Prizren, Suharekë, Istog dhe Gjakovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 16.01.2023 – 18:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij viktimës kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e Policisë.
Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë ku dyshohet se një grua ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të tij.
“Prishtinë, 16.01.2023 – 16:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raport.
Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Fushë Kosovë, 15.01.2023 – 23:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.
Në Istog është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij.
“Istog, 16.01.2023 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, specifikon raporti i PK-së.
Në Prizren raportohet se është arrestuar një grua, pasi dyshohet se kishte sulmuar djalin e saj 13 vjeç. E njëjta pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prizren, 16.01.2023 – 02:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të moshës 13 vjeç, viktimës mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruan në raportin e policisë.
Edhe në Suharekë është arrestuar një burrë pasi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe bashkëshortës së tij.
“Suharekë, 16.01.2023 – 22:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.
Policia bën të ditur se edhe në Pejë është arrestuar një burrë për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij.
“Pejë, 16.01.2023 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës kosovare. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në Gjakovë është arrestuar një burrë pasi kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortës së tij.
” Gjakovë 16.01.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor ka shkuar tek vëllai i saj. Po ashtu janë proceduar shkresat për urdhër mbrojtës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, shkruan në raport.
