Gazsjellësi lituanez goditet nga një shpërthim i madh, nuk dihen shkaqet - NACIONALE

Gazsjellësi lituanez goditet nga një shpërthim i madh, nuk dihen shkaqet

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një shpërthim i madh ka goditur një tubacion gazi në rajonin Pasvalys të Lituanisë veriore, pranë kufirit me Letoninë.

Nga imazhet e transmetuara nga mediat lokale shihen flakë të mëdha nga shpërthimi, ndërsa zyrtarët nuk kanë njoftuar për të lënduar.

Lidhur me rastin, ministri i Mbrojtjes i Lituanisë Artis Pabriks, ka thënë se shkaku i incidentit do të hetohet, por nuk ka përjashtuar as sabotimin.

Nga ana tjetër, operatori i tubacionit ka thënë se nuk besonte që shpërthimi ishte i dyshimtë.

"Sipas vlerësimit fillestar, ne nuk shohim ndonjë shkak malinj, por hetimi do të mbulojë të gjitha opsionet e mundshme," – është shprehur për gazetarët, shefi ekzekutiv i gazsjellësit Amber Gri.

Ai ka shtuar se furnizimi me gaz në tubacion ishte ndërprerë dhe se pritet që zjarri të shuhet në orët në vijim.

Bëhet e ditur se shpërthimi kishte ndodhur "larg çdo ndërtese banimi". Ndërsa, në pamjet e marra nga media e lajmeve LRT, flakët mund të shiheshin duke u ngritur rreth 50 metra në ajër, dhe thuhej se shpërthimi ishte i dukshëm deri në 17 km larg.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve BNS, ka raportuar se zyrtarët kishin vendosur të evakuonin fshatin e afërt Valakelie.

Tubacioni përdoret nga Amber Grid - kompania kombëtare e gazit të Lituanisë - për të transferuar gaz në veri të vendit dhe për të furnizuar Letoninë fqinje.

Lajme të ngjashme