Gazetarja ukrainase 'për krizën në Kosovë': Rusia s'ka nevojë të dërgojë tanke e avionë, ka përfaqësuesit e saj - NACIONALE

Gazetarja ukrainase 'për krizën në Kosovë': Rusia s'ka nevojë të dërgojë tanke e avionë, ka përfaqësuesit e saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja ukrainase, Ivana Stadner pas protestës së ekstremistëve serb në kufirin Kosovë-Serbi, ka thënë se ka pasur edhe përfaqësues nga Rusia.

Përmes një reagimi në Twitter, gazetarja ukrainase ka thënë se “Rusia nuk ka nevojë të dërgojë tanke e avionë luftarakë në Ballkan”, pasi ka grupet “Wagner” dhe “NightWolves”.

“Për krizën e Kosovës sot… Rusia nuk ka nevojë të dërgojë tanke e avionë luftarakë në Ballkan. Rusia ka përfaqësuesit e saj të ekstremit të djathtë, rrjetin e inteligjencës, Wagnerin, Ujqërit e Natës etj., për të krijuar kaos dhe për ta vënë Serbinë në mbrojtje për t’u përgjigjur. Shpresoj se Serbia do të jetë e zgjuar sot." - ka shkruar ajo.

Dhjetra protestuesë nga Serbia u mblodhën pasditen e së dielës pranë kufirit me Kosovë, më konkretisht afër pikës kufitare në Jarinjë, nën pretendimet se duan “të zhbllokojnë kalimin për serbët”.

Dogjën pankarta, shanë misionin e KFOR-it, në prapavi u dëgjuan edhe shpërthime e madje tentuan edhe ta kalojnë kufirin.

Lajme të ngjashme