Gazetarja Ramaj: RTK i ka shkelur standardet profesionale, shkrimi i Slobodna Bosna joprofesional - NACIONALE

Gazetarja Ramaj: RTK i ka shkelur standardet profesionale, shkrimi i Slobodna Bosna joprofesional

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja e KTV-së, Saranda Ramaj, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetës Nacionale dhe Periskopit.

Ramaj ka shkruar se RTK-ja i ka shkelur standardet etike dhe joprofesionale, përderisa Slobodna Bosna ka publikuar artikull joprofesional.

Postimi:

E lexova artikullin e RTK-së, postimet e akterëve të partisë në pushtet- Vetëvendosjes, dhe artikullin e mediumit “Slobodna Bosna”.

RTK ka propagandu e i ka shkelë me dy këmbe standardet etike e profesionale kur ka vendos me publiku një artikull të tillë. Jo pse “akuzat” ndaj mediave nuk duhet të publikohen, por pse RTK si medium e ka obligim ligjor që t’i kontaktojë mediumet që ua ka përmendur emrin para se të botojë diçka në lidhje me ta.

Siç thuhet në dhjetëra aktgjykime në Gjykata në Kosovë, ri publikimi i artikullit të një media tjetër nuk të liron nga përgjegjësia për shpifje dhe fyerje.

Pra RTK, e ka marrë një shkrim joserioz e ka përkthy dhe ka vendosur jashtë standardëve profesionale mos me i kontakto, mos me provo me konfirmu asgjë e me linçu mediat për hatër të pushtetit. Ma shumë se dëshpëruese.

Në anën tjetër se di sa serioze është “Slobodna Bosna”. Por ai shkrim nëse e analizon edhe një laik i gazetarisë del që është plotësisht joprofesional.

Besoj që kam përvojë me hulumtime aq sa me gjyku çka është një hulumtim.

Një hulumtim fund e krye nuk mund të mbështetet në “burime anonime”.

Kur flitet për transaksionet, duhet të publikohen transaksionet.

Kur thuhet që mediumi ka mësuar X rrethanën, duhet ta argumentojë pasojën dhe ta bëje ndërlidhjen.

Kur përmendën aq shumë emra DUHET të kontaktohen palët.

Gjithçka tjetër jashtë kësaj është propagandë.

Për pushtetin që gazetarët e shkrimet e kësaj kategorie i definojnë si “kurajoze”, lidhje nuk kanë me gazetari.

Me mëndu që shkrime të tilla janë profesionale, tregon që si politikan a si parti ke dëshirë me pas shkrime të kontrolluara.

Linçimi e propaganda dukën kështu.

Kolegët e RTK i inkurajoj me i hulumtu dyshimet që media të caktuara po u paguakan prej Serbisë. Kështu e ndihmojnë gazetarinë. Por jo duke u bëre pjesë e propagandës

Lajme të ngjashme