Gazetari kosovar ndiqet me veturë e kërcënohet me armë në Leposaviq (VIDEO) - NACIONALE

Gazetari kosovar ndiqet me veturë e kërcënohet me armë në Leposaviq (VIDEO)

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gazetari kosovar, Unitet Berisha është ndjekur përreth 20 kilometra nga Leposaviqi deri te Ura e Bistricës nga një veturë ku ishin tre persona.

Bashkë me kameramanin Përparim Gashi kishin shkuar në Leposaviq për të raportuar rreth një kontrabande të cilën e kishte parandaluar Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë.

Ndjekja, siç shkruan Express ka përfunduar vetëm kur vetura e ekipit i ishte afruar pikës ku patrullon Njësia Speciale.

Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë nga stacioni policor në Leposaviq.

Videon ndërkaq mund ta shikoni KËTU

Lajme të ngjashme