Kapen dy kosovarë që po transportonin 32 dele dhe 4 dhi në Leposaviq
Policia e Kosovës ka ndaluar dy burra në Jashanicë, pasi të dy kishin kaluar kufirin ilegalisht.
Siç thuhet në raportin e policisë, në automjetin e të dyshuarve ishin gjetur 25 dele, dy dhi, 7 qengja dhe dy keca pa dokumentacionin përkatës.
Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërkohë që kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm.
“Joshanicë, Leposaviq 07.02.2023 – 11:40. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht, ndërsa në automjetin e tyre kishin të ngarkuar 25 dele, 2 dhi, 7 qengja dhe dy keca pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e PK-së.
