Gazetarët e bojkotuan, Deliu-Kodra i drejtohet me pyetjet Hajdarit: Ku janë vaji, sheqeri e gruri?
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas bojkotit që gazetarët ia bënë ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ajo e ka pyetur Hajdarin se ku janë vaji, sheqeri e gruri.
Postimi:
Demokracia vdes në errësirë, Rozetë!
Mirënjohje dhe respekt për këtë përgjigje meritore të gazetarëve ndaj një ministre të papërgjegjshme.
P.S. Ku janë vaji, sheqeri e gruri?
Video: KosovaPress