Gazetarët bojkotojnë konferencën e Rozeta Hajdarit: I marrin kamerat dhe largohen nga salla - NACIONALE

Gazetarët bojkotojnë konferencën e Rozeta Hajdarit: I marrin kamerat dhe largohen nga salla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarët e shumicës prej mediave të Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e ministres Rozeta Hajdari.

Gazetarët i kanë marrë mikrofonët dhe kamerat dhe janë larguar nga salla e konferencave.

Kjo në shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për shfuqizimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Derisa gazetarët largonin mikrofonat, duke e braktisur konferencën e saj, ministrja Hajdari ka treguar që qëllimi i kësaj konference kishte qenë ligjshmëria e regjistrimit të bizneseve.

Ajo ka bërë me dije se veprimet e ministrisë që drejton nuk kishin për qëllim ta pengonin fjalën e lirë.

E di që disa prej jush e kanë marrë me shqetësim rastin e shfuqizimit të licencës se Klan Kosova shpk. E kuptoj shqetësimin e juaj dhe të punonjësve medial pran mediumit Klan Kosova, por është me rëndësi që të ju siguroj se pezullimi i certifikatës së biznesi të Klan Kosova nuk kishte fare për qëllim fjalën e lirë dhe lirinë e shprehjes dhe punën e mediave në vendin tonë, por vetëm ti zbatoj kërkesat legjitimeve të Kushtetues dhe ligjeve tona”, ka thënë Hajdari.

Protesta e gazetarëve

Vendimi i MINT-it për të pezulluar certifikatën e biznesit për Klan Kosova ka nxitur reagime të shumta në vend dhe jashtë vendit.

Një veprim i tillë i Qeverisë është vlerësuar si akt kundër lirish së shprehjes.

Në mbrojtje të medias së lirë dhe në mbështetje të Klan Kosovës, dhe qindra gazetarë ia mësyen sheshit të Prishtinës e për ta konkluduar marshin protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kjo pas vendimit brutalisht disproporcional dhe arbitrare të pushtetit, që në mënyrë të paprecedentë, duke gjetur hapësirë për të manovurar në teknikalitete regjistrimi, morri masën pëfundimtare të heqjes së licensës së operimit të Klan Kosovës.

Për shumë kënd që demokracinë e ka jo vetëm ideal politik por edhe etik, kjo jehoi rëndë në shëndetarinë e lirive në vend. Mbyllja e një media dha një tablo të errët në prospektin demokratik të vendit.

Gazetarë të mediave të ndryshe, drejtues mediash, pjesëtarë të shoqërisë civile, njëzëri fishkëlluan kundër këtij arbitrarite dhe kësaj mbytjeje të demokracisë.

Madje edhe sllogani i protestuesve ishte “Demokracia vdes në errërisë”.

Protesta u konkludua me mediat duke u solidarizuar me mjetet e tyre në tokë.

Lajme të ngjashme