Gashi: Akuza e publikuar në RTK, paraqet rrezik për jetë ndaj pronarëve dhe stafit të dy mediumeve - NACIONALE

Gashi: Akuza e publikuar në RTK, paraqet rrezik për jetë ndaj pronarëve dhe stafit të dy mediumeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Astrit Gashi ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në RTK, ku Gazeta Nacionale e Periskopo portretizoheshin si portale të paguara nga Serbia, duke u thirrur në një shkrim të një gazete boshnjake.

Sipas Gashit, një lajm i tillë, vë në rrezik jetën e pronarëve dhe të gjithë stafit të të dyja mediumeve.

I tmerrshem raportimi ne RTK i nje artikulli me burime te pabesueshme e pa asnje fakt qe denigron dy kolege e mediat qe drejtojne ata, madje pa ua dhene te drejten per tu mbrojtur sikur e kerkon rregulli elementar i etikes gazetareske e qe me rigorizitet duhet implementuar ne nje medium publik qe financohet nga parat tona. Nje lajm i tille nuk mund te imagjonohet se mund te zinte vend ne RTK as ne ato qe dikur i konsideronim "koherat me te erreta" te ketij mediumi. Koherat e erreta te verteta per transmetuesin publik duket se po vijne tani. "Komesari" Krasta me shoket e tjere te bordit e te menaxhmentit dje vulosen kalimin e cdo kufiri etik e gazetaresk, te papare madje edhe ne ndonje faqe anonime Facebook'u pa adrese e pronesi. Duke bere keshtu hapin e duhur per te shenderruar RTK'ne ne nje RTS! Nje lajm dhe nje akuze e tille paraqet venje ne rrezik per jete te pronareve dhe te gjithe stafit te ketyre dy mediumeve, andaj policia dhe prokuroria duhet te reagojne ne mbrojtje te tyre!

Lajme të ngjashme