Gajiq sulmon Marrëveshjen e vitit 2013: Asociacioni është rrenë e madhe, do të jetë veç një OJQ - NACIONALE

Gajiq sulmon Marrëveshjen e vitit 2013: Asociacioni është rrenë e madhe, do të jetë veç një OJQ

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti dhe zëvendës-presidenti i Partisë së Popullit në Serbi, Vladimir Gajiq, është shprehur sot se Ascoaciacioni “do të jetë rrenë e madhe”.

Sipas tij, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të jetë i nivelit të një organizate joqeveritare apo të një kompanie aktivitetet e të cilës kufizohen te ekonomia, shëndetësia dhe arsimi.

Gajiqi i tha agjencisë së lajmeve Beta, përcjell Kossev, se edhe Asociacioni përbën një koncesion të madh të shtetit serb.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është aq ‘domethënës’ sa krejt BE-ja dhe ShBA-ja po e ‘mbysin veten’ për ta detyruar Albin Kurtin që ta pranojë formimin e saj. Aty qëndron krejt mashtrimi që po vjen nga komuniteti ndërkombëtar... kur Kurti më në fund ta pranojë, atëherë Serbia nuk do të ketë ndonjë argument tjetër për të shmangur nënshkrimin final që do të validonte shkëputjen e njëanshme të një pjese të territorit nga Republika e Kosovës,”u shpreh ai.

Gajiq përmendi gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit më 2013, që ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm Ivica Daçiq me mbështetjen e ish-presidentit Timosllav Nikoliq dhe ish-zëvendëspresidentit Aleksandër Vuçiq (tash president).

Sipas tij, marrëveshja e vitit 2013, shkel dhjetëra provizione të Kushtetutës së Serbisë.

“E megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Serbisë refuzoi të vlerësonte kushtetutshmërinë e saj, me shpjegimin se ishte një akt politik dhe jo legal...”

Gajiq u shpreh se nuk kishte garanci ligjore për Asociacionin.

Kujtojmë se BE-ja e ka organizuar një takim për datën 27 shkurt mes kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ku besohet se një prej temave kryesore do të jetë pikërisht Asociacioni.

Lajme të ngjashme