Gabimet në libra shkollorë, kërkohet përgjegjësi - NACIONALE

Gabimet në libra shkollorë, kërkohet përgjegjësi

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një pyetje në lëndën Shoqëria dhe Mjedisi për klasat e katërta qarkulloi gjatë ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për opsionet e datës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa asnjëri prej tyre nga katër sosh, nuk ishte i saktë.

Ky gabim ka ngjallur reagimin e prindërve. Nga këshilli i këtyre të fundit ka folur Salie Osmankaq.

Osmankaq për transmetuesin publik ka thënë ky nuk është një lëshim, por papërgjegjësi totale.

“Ky nuk është një lëshim, por një gabim i madh dhe një mungesë e përgjegjësisë totale, të atij që e ka shkruar dhe i atij që e ka botuar, persona të tillë na dalin autorë e recensentë librash. Fakti që nuk është dhënë sqarimi lartë se mund të ketë pyetje pa asnjë alternativë të saktë dhe jo të bëhet një lëshim i tillë”.

Lajme të ngjashme